NATO dhe BE në gatishmëri të lartë ndaj sulmeve të kabllove nënujore në Baltik
Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim mbi sulmet e shpeshta ndaj infrastrukturës kritike në Detin Baltik, ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin e katërt të prerjes së kabllove nënujore në muajt e fundit.
Së fundmi, anija bullgare Vezhen u ndalua nën dyshimin se ka këputur një kabllo të dhënash mes Suedisë dhe Letonisë. Pronari i anijes mohoi akuzat, por shërbimet suedeze të sigurisë po vijojnë hetimet. Letonia dhe Suedia po bashkëpunojnë me NATO-n për të mbledhur prova dhe për të forcuar mbrojtjen e infrastrukturës detare.
Kryeministri finlandez Petteri Orpo e cilësoi situatën alarmante dhe bëri thirrje për një përgjigje të përbashkët evropiane, duke përfshirë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.
“Kjo nuk mund të vazhdojë. Ne duhet të jemi në një front të përbashkët në sanksionet kundër Rusisë. Kjo vlen për çdo vend të Bashkimit Evropian”, tha ai./euronews