Natalie Portman në tepih të kuq e me fustan në Çmimet Oscars bëri protestë ndaj shpërfilljes së grave

Natalie Portman në tepih të kuq e me fustan në Çmimet Oscars bëri protestë ndaj shpërfilljes së grave

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjeve të Çmimeve Oscars, në të cilat nuk pati befasi të mëdha. Filmi koreano-jugor Parasite fitoi Oscar për Fotografinë më të Mirë, që është ndër çmimet kryesore.

Por, në tepihun e kuq shkëlqeu veçanërisht Natalie Portman. Fustani i saj ishte qepur me emrat e regjisoreve gra që nuk ishin nominuar në kategorinë e Regjisorit më të Mirë, e të cilin e fitoi pikërisht regjisori korano-jugor.

Si të gjitha format e modës, edhe dukja e Natalies dha një deklaratë të fortë përtej thjesht fustanit.

Diori me ngjyrë të artë dhe të zezë, kishte një varg emrat të futura në materialin e saj, shkruan TeenVogue, përkthen Periskopi.

Disa prej regjisoreve gra janë: “Greta Gerwig [Little Women], Lulu Wang [The Farewell], Lorene Scafaria [Hustlers], Alma Har’el [Honey Boy] dhe të tjerë.

Kur u pyet për këtë gjë, Natalie shpjegoi, “Doja që të nderoja gratë që nuk u nderuan për punën e jashtëzakonshme që bënë.” /Periskopi

Shpërndaje në: