Natalia Milatovic bëhet shtetase e Kosovës, tash përfaqëson ‘Dardanet’

Natalia Milatovic bëhet shtetase e Kosovës, tash përfaqëson ‘Dardanet’

Hendbollistja Natalia Milatovic, e cila angazhohet me Istogun, ka marrë nënshtetësinë e Kosovës.

Presidentja, Vjosa Osmane ka autorizuar dhënien e shtetësisë kosovare, transmeton Periskopi.

Milatovic ka lindur në Podgoricë dhe nga tash do ta reprezentojë Kosovën.

Ajo do të bëhet pjesë e kombëtares U19 dhe do të luaj në Kampionatin Evropian të divizionit B që mbahet në Shkup nga data 10 korrik. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: