Nata ishte -12 gradë, temperaturat rriten gradualisht gjatë ditës

Nata ishte -12 gradë, temperaturat rriten gradualisht gjatë ditës

Kthjellimi i motit po kushtëzon ulje të ndjeshme të temperaturave në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë natës dhe mëngjesit pësuan ulje të mëtutjeshme. Minimalet naten ishin deri në -12 apo -13 gradë Celsius, ndërsa në viset malore mund të zbresin deri në -16 apo -17 gradë Celsius.

Kurse sot temperaturat rriten gradualisht deri në 3 apo 4 gradë Celsius maksimalja. Do të ketë intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të vazhdojnë erërat mjaft të ftohta nga veriu dhe verilindja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Nata dhe mëngjesi me ngrica të fuqishme dhe acar siberik. Temperaturat në malet e Malit të Zi mund të zbresin deri në -22 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme na pret mot ende stabil dhe i ftohtë. Acari do të vazhdojë të jetë i fuqishëm, ndërsa ditët stabile. Të dielën mund të kemi shtim të vranësirave zbutje të acarit dhe reshje lokale bore. Në Shqipërinë mesdhetare do të ketë riga lokale shiu./MeteoBallkan

Shpërndaje në: