Nasim Haradinaj: Nuk besoj që do ta lejojnë Thaçin të vijë për varrimin e babës, ajo gjykatë ka frikë nga ky popull

Nasim Haradinaj ka thënë se nuk beson që Gjykata Speciale do t’i jap leje ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij e cila do të mbahet nesër, më 18 mars.
‘Ajo gjykatë nuk ka as respektin më themelor të të drejtave të njeriut. Dihet vonesat që I bëjnë për vizita. Dihet që zotëri Thaçi nuk do ta lejojnë dh nëse e lëshojnë besoj se është një befasi që do ta bëjnë. Përkundër që thonë se është gjykatë e popullit, ata kanë frikë nga populli’, u shpreh Haradinaj nga Buroja e Skenderajt.
Nëse Thaçi do të lirohet për të marrë pjesë në varimin e babait, kanë folur nga Specialja.
Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në një përgjigje për Periskopi është shprehur se për një çështje të tillë do të vendosë Paneli përgjegjës.
‘’Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla’’, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara.
Më datë 13 mars Hashim Thaçi u lejua nga Haga të vijë në vizitë te i ati, pasi ju refuzua kërkesa për të katërtën herë.
Thaçi qëndroi tri orë në QKUK në të cilat ishte i rrethuar nga masa të rrepta sigurie nga policë të Speciales.