Naser Rafuna tregon se a i ka fituar votat për deputete Adriana Matoshi!
Kandidate e këtyre zgjedhjeve ishte edhe aktorja Adriana Matoshi.
Ajo kandidoi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e cila edhe arriti t’i fitoj këto zgjedhje, shkruan lajmi.net.
Adriana Matoshi, ende nuk dihet se sa vota ka marrë dhe a ka arritur të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, aktori dhe kolegu i saj Naser Rafuna përmes një postimi e ka shpallur atë deputete.
“Urime shoqja e klasës, mbesa ime, syni, haverica ime, energjia më e mira…ky person do të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës. Njeriu që veç duke qeshur më ka shkuar çdo ushtrim shkolle, shfaqje e ndejë. E rrallë si kjo, e drejtë shkurt më e mira. Urime motër”, kanë qenë fjalët e Naser Rafunës që ka shkruar në fotografinë që ka zgjedhur ta publikoi.