NASA kërkon persona shakaxhinj për misionin e ri në Mars
Astronautët janë tradicionalisht njerëz seriozë dhe të kuptueshëm, të cilëve mund t’ju besohet drejtimi i pajisjeve me vlerë miliarda dollarë. Mirëpo, që të jetë i suksesshëm misioni në Mars, duhet të kenë një shakaxhi, konstatohet sipas hulumtimit të NASA.
Sensi për humor do të jetë me rëndësi vitale për cilindo ekip në mënyrë që të mbahet morali në udhëtimin dyvjeçar në Mars, gjë që mund të ndodh në vitin 2030.
Roli i xhokerit do të testohet në simulimet e misionit të NASA-s në qendrën kozmike në Hjuston në Teksas.
“Grupet punojnë më së miri kur e kanë dikë i cili mund ta merr rolin e klounit”, ka thënë Jeffrey Johnson, profesor i antropologjisë në Universitetin e Floridës.
Siç ka thënë, këta persona kanë aftësi që t’i mbajnë të gjithë së bashku, t’i plotësojnë zbrazëtirat kur paraqiten tensionet dhe vërtetë e ngritin moralin.
“Njerëzit kanë qejf t’i kenë rreth vetes personat të cilët dinë t’i disponojnë. Kur jetoni një kohë të gjatë me dikë në një hapësirë të kufizuar, tensionet mund të ashpërsohen. Është vitale ta keni dikë i cili do të mundohet që të gjithë të pajtohen, në mënyrë që ta kryejnë punën, të arrijnë në destinacion dhe të kthehen”, ka theksuar ai.
Mirëpo, të jesh shakaxhi nuk mjafton ta fitosh punën. Ai person gjithashtu duhet të jetë edhe shkencëtar dhe inxhinier i shkëlqyer, si dhe të jetë në gjendje të kalojë nëpër regjim rigoroz të trajnimit, transmeton Insajderi.