NASA humb kontaktin me satelitin që po monitoronte eksoplanetet misterioze

Një satelit në miniaturë që kishte për detyrë të kërkonte planetë jashtë sistemit solar nuk po jep përgjigjje më, kanë thënë operatorët e misionit në Nasa.
Ky laborator ka thënë se për herë të fundit kishin kontaktuar me satelititn, i quajtur si Asteria, më 5 dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Anija ishte e para e llojit të tij që vendosej në orbitën e tokës në vitin 2017 dhe që kaloi tre muaj “duke u munduar të gjente planetë” duke observuar ndryshimet në dritën në afërsi të yjeve.
Pasi e kompletoi misionin e parë në shkurt të vitit 2018, Asteria vazhdoi të operonte në tri misione të zgjatura.
Ajo pati sukses në observimin e kalimit të eksoplaneteve të zbuluara më parë pasi kompletoi misionin e parë, duke e fituar edhe titullin “Misioni i Vitit” në konferencën e Satelitëve të Vegjël në vitin 2018. /Periskopi