NASA dërgon spermë të demit dhe njeriut në hapësirë për të studiuar riprodhimin

NASA ka dërguar një shishe me spermë të ngrirë të demit dhe njeriut në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) si pjesë e një studimi për të shikuar nëse mund të krijohet një specie në kushtet e gravitetit zero.
Furnizimet e ngrira për eksperimentin, të quajtur Mikro-11, u dërguan në ISS në kapsulën Dragon të SpaceX. Astronautët do të shkrijnë materialin e ngrirë dhe do të përdorin mostrat kimike duke vënë në funksion një shpikje unike kimike, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
Lëvizja e spermës do të monitorohet dhe filmohet kur ajo noton drejt vezës. Pas kësaj faze, mostrat do të përzihen me prezervativë për t’u kthyer më pas në tokë ku konsiderohet si i përfunduar eksperimenti.
“Bazuar në eksperimentet e mëparshme, duket se mungesa e gravitetit lehtëson lëvizjen e spermës,” tha Fathi Karouia, shkencëtar dhe udhëheqës i projektit të NASA-s Micro-11. “Kjo është në përputhje me hetimet e tjera për organizmat e modeleve të ndryshme të cilat kanë treguar se kushtet e mikrogravitetit shkaktojnë rigjenerimin e shpejtë të qelizave.”/Periskopi/