Napoli po mendon ta shesë Rrahmanin, kapiteni i Kosovës mund t’i bashkohet një klubi tjetër Serie A

Napoli po mendon ta shesë Rrahmanin, kapiteni i Kosovës mund t’i bashkohet një klubi tjetër Serie A

Amir Rrahmani ka gjasa që është duke e kaluar sezonin e fundit në fanellën e Napolit.

Sipas mediave italiane, klubi napolitan po planifikon ta bëjë një “mini revolucion” gjatë janarit dhe gjatë korrikut të vitit të ardhshëm.

Katër lojtarë mund të largohen nga stadiumi “Diego Maradona”, Eljif Elmas, Alessandro Zanoli, Gianluca Gaetano dhe Rrahmani.

Sipas mediumit italian “Area Napoli”, kampionit aktual të Serie A i ka lindur ideja e shitjes së qendërmbrojtësit kosovar, i cili nuk është në nivelet më të larta të mundshme kohëve të fundit.

Dhe, gjithnjë sipas këtij portali, ish-futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit, Dinamo Zagrebit dhe Veronës mund të qëndrojë megjithatë në kampionatin italian për t’iu bashkuar Atalantës së Berat Gjimshitit.

Mbetet të shihet nëse 29 vjeçari do t’i bëjë gati valixhet për t’u larguar nga ekipi i Luciano Spallettit.

Në “Transfermarkt” vlera e kartonit të Rrahmanit është 20 milionë euro.

Shpërndaje në: