Napoli nxjerr në shitje Koulibalyn, pranon interesimin e Barcelonës dhe Manchesterit
Sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli mund të shesë Kalidou Koulibalyn për 50 milion € në verë.
Liverpool, Barcelona dhe dy klubet e Mançesterit janë të interesuara.
Lojtari nga Senegali do t’i skadojë kontrata në qershor të 2023 dhe Presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis mund të pajtohet ta shesë atë për 50 milion € në verë.
De Laurentiis zbuloi se ai kishte refuzuar një ofertë prej 100 milion € në 2019, por kjo ishte para pandemisë dhe çmimi i mbrojtësit tani është ulur, duke marrur parasysh edhe formën e lojtarit, e cila nuk është ajo e vitit 2019./Periskopi