Napoli interesohet për Zhegrovën, por Lille nuk mendon ta lirojë në janar
Napoli është skuadra e radhës e interesuar për shërbimet e super yllit, Edon Zhegrova.
Futbollisti kosovar po shkëlqen në Francë dhe ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane, shkruan Gazeta Express.
I fundit është Napoli, skuadër në të cilën luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Raportohet se napolitanët kanë kontaktuar Lille për situatën e Zhegrovës.
Por, Lille nuk janë të hapur për të lënë të lirë në janar, pasi që duan ta mbajnë të paktën deri në fund të sezonit.
🚨🔵 Not only Casadei deal, talks on… Understand Napoli have also approached Lille this week for Edon Zhegrova as he’s high on their list.
Napoli appreciate Zhegrova but Lille are not opening doors to January exit so far, not making it easy as they want to keep him. pic.twitter.com/leh4LZek2C
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 8, 2025