Napoli edhe më afër transferimit të Adnan Januzajt
Adnan Januzaj është një nga lojtarët që pas dy ditësh që do të bëhet lojtar i lirë.
Januzaj ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Real Sociedad pasi nuk ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën, raportojnë mediat spanjolle.
Napoli duket se është skuadra më e interesuar për të.
Trajneri i skuadrës italiane, Luciano Spalletti ka zhvilluar tashmë bisedime me rrethin e futbollistit për të mësuar për synimin e Januzajt.
Napoli ka kohë që ka shprehur interesim për lojtarin me prejardhje shqiptare, andaj në këtë merkato mund të mbyll transferimin e tij.