Naomi Osaka fiton Australian Open
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar finalja e Australian Open, ku Naomi Osaka ka mposhtur Jen Bradyn.
Duke e mposhtur në sete 6-4 dhe 6-3, Osaka ka arritur që të fitojë titullin e saj të dytë të Australian Open.
Brady është një 25 vjeçare Amerikane që po luante në finalen e saj të parë Grand Slam dhe u pa disa herë mungesa e përvojës.
Kjo ishte fitorja e 21-të radhazi për Osakan dhe titulli i katërt Grand Slam në karrierë.
Tani në radhë për t’u luajtur është edhe finalja mes Novak Djokoviv dhe Daniil Medvedev, e cila zhvillohet të dielën.