Nagelsmann zbulon se si idhulli Terry e ndihmoi të bëhet në mesin e trajnerëve më të mirë në Evropë

Nagelsmann zbulon se si idhulli Terry e ndihmoi të bëhet në mesin e trajnerëve më të mirë në Evropë

Julian Nagelsmann ka dhënë disa komente interesante lidhur me karrierën e tij dhe të kaluarën si lojtar.

Nagelsmann ka folur për figurat që e kanë ndikuar më shumë formimin e tij si trajner, dhe emri që ka përmendur, ndonëse ikonë futbolli, mund të mos iu kishte shkuar në mend.

Trajneri i Bayern Munich ka thënë se John Terry ishte ai që ka ndikuar më shumë mendimin e tij për futbollin, duke zbuluar edhe disa detaje interesante.

Cili lojtar mund t’ju ketë ndihmuar të ndërtoni mendje kreative prej trajneri si i ri?

“John Terry. Ishte çmenduri, sepse kur isha i ri dhe lojtar, unë luaja me Trasch. E quaja Patrick – Patrick Vieira – sepse luante 6 dhe ai më quante John Terry ‘Johnny’. Asokohe, Terry ishte një nga mbrojtësit më të mirë në botë – mendoj se ishte një sezon ku nuk humbi asnjë duel”, ka thënë Nagelsmann, transmeton Periskopi.

“Luaja mirë me këmbë, por më mirë me kokë, dhe kishte ngjashmëri. Ishte rol model për mua. Fola me të për tre minuta dhe i shpjegova atij që unë isha John Terry në kohët e hershme të mija”, shtoi trajneri.

Nagelsmann është një nga trajnerët më të rinj në Evropë (i suksesshëm). Ai bënte bujë të madhe gjatë kohës sa ishte trajner i Hoffenheim, para se të kalonte te Leipzig, e më pas edhe te Bayern Munich. /Periskopi/

Shpërndaje në: