Nagavci fajëson Komunën e Vitisë për keqmenaxhim të pagave: Po e pësojnë mësimdhënësit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka folur rreth mungesës së pagave për mësimdhënësit e Komunës së Vitisë.
Ajo e ka fajësuar Komunën e Vitisë për menaxhim jo të mirë të financave publike.
Tutje, Nagavci ka shprehur keqardhjen për “pësimin” e mësimdhënësve.
“Me sa jam informuar nga kolegët e mi, ky është një lëshim, gabim nga vetë Komuna e Vitisë dhe unë ndihem shumë keq që për shkak të menaxhimit jo të mirë të komunës… janë mësimdhënësit që po e pësojnë”, tha Nagavci para mediave.
Jasharaj: Punëtorët e arsimit në Viti nesër protestojnë para Qeverisë