“Na keni bërë krenarë”, Zogaj zhvillon takim në Velani të organizuar nga Dega III

“Na keni bërë krenarë”, Zogaj zhvillon takim në Velani të organizuar nga Dega III

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Alban Zogaj, ka thënë se në kuadër të angazhimeve për forcimin e strukturave dhe avancimin e vizionit të tyre politik, mbrëmë në Velani kanë zhvilluaar një takim i rëndësishëm, të organizuar me përkushtim nga dega III.

“Takimi shërbeu si një platformë për të diskutuar mbi sfidat, përparësitë dhe hapat e ardhshëm drejt përmbushjes së synimeve strategjike për ndryshimin e madh”, tha Zogaj.

Zogaj, duke vlerësuar punën e palodhur dhe organizimin shembullor të degës III, shprehu mirënjohjen e tij të thellë.

“Ju falënderoj shumë! Na keni bërë krenarë! Angazhimi juaj është dëshmi e fuqisë sonë kolektive dhe vendosmërisë. Ky takim konfirmoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit si bazë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ndërkohë që Velania vazhdon të mbetet një bastion i fortë i përkushtimit dhe besnikërisë ndaj vlerave tona për ta bërë ndryshimin që i duhet Kosovës. #LDK #Voto124 #AlbanZogaj #Voto28”, ka thënë Zogaj.

Shpërndaje në: