Na iku kjo – Portieri i Marokut doli në fushë, këndoi himnin më pas shkoi në banjo dhe s’u kthye më

Na iku kjo – Portieri i Marokut doli në fushë, këndoi himnin më pas shkoi në banjo dhe s’u kthye më

Kur thërret natyra! Një rast unikal në Botëror ka ardhur në ndeshjen e sotme mes Belgjikës dhe Marokut, e përfunduar në shifrat 0-2. Nga minuta e parë ishte njoftuar se do të luante portieri i Sevilles te Maroku, Yassine Bounou.

Ky i fundit ka dalë me shokët e ekipit dhe ka kënduar himnin. Atje është parë se portieri nuk ishte në gjendje të mirë. Atë e ka kapur diarreja dhe ka shkuar menjëherë në tualet. Te Maroku nuk kanë humbur kohë duke aktivizuar portierin tjetër, Munir.

Zëvendësimi ishte në kohë rekord aq sa Munir u shfaq edhe në momentin kur u fotografuan lojtarët. FIFA e lejoi këtë ndërrim të pazakontë në minutën e fundit dhe kjo lëvizje pa ardhur vërshëllima e arbitrit nuk u quajt si një zëvendësim i kryer.

Shpërndaje në: