Na çuditë medium zviceran: Hadergjonaj zgjodhi Kosovën sepse nuk kishte vend te Zvicra
Gazeta zvicerane, “Blick” e ka cilësuar zgjedhjen që Florent Hadergjonaj të luajë për Kosovës si zgjedhej zori, pasi thotë se te Zvicra kishte shumë konkurrencë.
Ky version nga gazeta zvicerane vije para ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila zhvillohet sonte.
“Pse Hadërgjonaj ndryshoi ngjyrat e kombëtares? E thjeshtë: Sepse konkurrenca në pozicionin e tij (Lichtsteiner, Lang, më vonë Widmer dhe Mbabu) ishte shumë e madhe. Ndërrimi ishte i mundur sepse ai nuk kishte luajtur kurrë një lojë zyrtare për Zvicrën”, thuhet në artikullin e publikuar nga “Blick”.
Hadërgjonaj u pyet dje në konferencën për shtyp rreth vendimit të tij për ta përfaqësuar Kosovën, teksa ai tha se vendimin e kishte marrë “me zemër”.
“Gjithmonë kam thënë se kur kam zgjedhur Kosovën ishte diçka që më erdhi prej zemrës. Nuk jam pishman. Jam shumë i lumtur që e kam bërë këtë zgjedhje”, deklaroi anëtari i skuadrës turke, Kasimpasa.
27-vjeçari te Kosova kishte debutuar në vitin 2019, teksa vlerësohet si njëri prej futbollistëve kyç te “Dardanët”.