Na bën krenarë: Kololli në formacionin e vitit në Zvicër
Mesfushori kosovar, Benjamin Kololli po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin Zviceran, atje ku është bërë pjesë e formacionit të vitit, shkruan Periskopi.
Superliga e Zvicrës ka shpallë formacionin më të mirë të vitit të shkuar dhe pjesë e saj është edhe ylli i kombëtares së Kosovës, i cili është pozicionuar në mesfushë.
Mesfushori dardan në 10 ndeshje sa ka luajtuar ka arritur të shënojë 4 herë në portën e kundërshtarëve dhe të dhurojë 2 asistime. /Periskopi