Mustang, modeli më i kërkuar sportiv në Evropë

Mustang, modeli më i kërkuar sportiv në Evropë

“Sportisti” i Fordit ka dominuar në tregun evropian në tremujorin e parë të këtij viti. Modeli Ford Mustang ka vazhduar me sukseset në tregjet e ndryshme, ku vetëm në Evropë në tre muajt e parë të këtij viti është shitur në 3.600 njësi.

Sekreti i gjeneratës më të re të këtij modeli është se Ford Mustangu i ri është bërë për tregun global. Derisa versionet e mëhershme ndërlidheshin kryesisht me kontinentin amerikano-verior, modeli aktual shitet në gjithë botën, apo më saktë në 140 shtete.

Vitin e kaluar, Ford ka shitur 150 mijë njësi Mustang, prej të cilave 45 mijë janë shitur jashtë SHBA-ve.

Ford njoftoi se Mustang është vetura më e kërkuar sportive në shumë vende evropiane, siç janë Franca, Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania, Finlanda dhe Greqia. /KP/

Shpërndaje në: