Mustafa: Kurti e akuzon Abdixhikun se është bashkëpunëtor i Serbisë – Kemi hendek të madh

Mustafa: Kurti e akuzon Abdixhikun se është bashkëpunëtor i Serbisë – Kemi hendek të madh

Besian Mustafa, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Albin Kurtin e konsideron Lumir Abdixhikun si kryetar i LDK-së si bashkëpunëtor i Serbisë.

Rrjedhimisht, ai ka thënë në “Pressing” të T7, se ka një hendek të gjerë që të ketë ndonjë koalicion pas zgjedhjeve.

“Koalicionet mes partive politike janë rezultat i rezultateve elektorale që merr çdo parti. Më 9 shkurt secila parti merr rezultatin, më 10 shkurt do ulemi në zyrat tona për me i diskutu opsionet që i kemi”.

“Po e citoj kryetarin e partisë, sa i përket LVV, e kemi një hendek super të gjerë, po e thjeshtoj, në këtë fazë, me Lumir Abdixhikun në krye është problematike të bësh koalicion me Albin Kurtin që vazhdimisht e akuzon Abdixhikun si kryetar i LDK-së që ju jeni bashkëpunëtorë me Serbinë, e po ju kërkon Vuçiqi për marrëveshje”, ka thënë Mustafa.

Shpërndaje në: