Mustafa i reagon Hajdarit: Enveristo-markisto-komunistët vocrrakë ëndërrojnë t’i diktojnë popullit çka të flasin

Mustafa i reagon Hajdarit: Enveristo-markisto-komunistët vocrrakë ëndërrojnë t’i diktojnë popullit çka të flasin

Minsitrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ishte e ftuar në një emision në televizionin publik ku ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet për rezervat shtetërore.

Madje, Hajdari i drejtohet moderatorit të emisionit me pyetjen ‘A je prokuror?’ duke kërkuar të mos i bëhen pyetje më për rezervat shtetërore.

Për këtë rast ka reaguar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

Mustafa e ka konsideruar si qasje enveriste. ”Enveristo-markisto-komunistët vocrrakë ëndërrojnë t’i diktojnë popullit çka të flasin, kur të flasin, çka të mendojnë, kur të mendojnë”.

Postimi i plotë:

Enveristo-markisto-komunistët vocrrakë ëndërrojnë t’i diktojnë popullit çka të flasin, kur të flasin, çka të mendojnë, kur të mendojnë… s’kanë pse flasin e mendojnë populli hiq, qy! Për popullin mendojnë liderët mendjendritur, enveristët e vockël, qy!

Shpërndaje në: