Musliu: S`mundet me qenë afër një institucion parashkollor një lokal masazhi, ai që dha leje duhet përjashtuar nga puna

Musliu: S`mundet me qenë afër një institucion parashkollor një lokal masazhi, ai që dha leje duhet përjashtuar nga puna

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar institucionet përgjegjëse për dhënien e lejeve për hapjen e bizneseve në kryeqytet.

Ajo ka bërë me dije se nuk mund të jenë afër një institucion parashkollor dhe një lokal masazhi.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka ftuar mediat dhe shoqërinë të merren me këtë dukuri.

“Nuk e njoh e as nuk ja di emrin, as nuk e di kush është përgjegjes për dhënjen e lejeve për hapjen e bizneseve në Prishtinë ama fort e meriton me e përjashtu nga puna edhe qe besa me ja ndalu me punu në institucione. Nuk mundet edhe “Institucion parashkollorë” edhe “Lokale Mesazhi” ( e qe veç lokale masazhi nuk janë) me qenë në të njejtin vend me vetem 30-40 metra distancë. Unë i ftoj edhe mediat edhe shoqërin edhe komunitetin e lagjes me reagu për dukuri e veprimtari të qoroditura”, ka shkruar Musliu.

Shpërndaje në: