Musliu kërkon shkarkime në RTK pas sulmit ndaj Periskopit: Dihen përgjegjësit
Fahri Musliu, gazetar dhe dikur korrespodent i RTK-së nga Beogradi, ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook, duke komentuar zhvillimet në RTK pas publikimit të lajmit që shënjestronte Periskopin dhe Nacionalen si medie që bashkëpunojnë me Serbinë.
Në shkrimin e tij, Musliu e ka quajtur formimin e komisionit si komision “për t’i mbuluar gjurmët!”.
Tutje, Musliu ka vlerësuar se dihen përgjegjësit e këtij lëshime, duke kërkuar që të ketë dënime për personat përgjegjës.
“Kjo dëshmon se edhe bordi edhe u.d. e drejtorit po i shesin mjegull opinionit kur dihet qartë, me emër e mbiemër, se kush mbanë përgjegjësi për dështimet redaktorialë, duke u nisur nga redaktori kujdestar, redaktori përgjegjës, kryeredaktori, drejtori i TV dhe drejtori i përgjithshëm. Në rastin konkret duhet të ndëshkohet personi ose personat konkret me shkarkim e bile edhe me dënime tjera” – ka shkruar Musliu.