Musliu: Heshtja e institucioneve tona ndaj sjelljeve raciste të Speciales është e papranueshme

Musliu: Heshtja e institucioneve tona ndaj sjelljeve raciste të Speciales është e papranueshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me veprime që i ka bërë gjatë ditës së sotme Gjykata Speciale, e cila ai ka ndaluar Jakup Krasniqit bartjen e kollares me shqiponjë.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gjykatës së themeluar në Kuvendin e Kosovës, po i pengon identiteti shqiptar.

Postimi i plotë:

Gjykatë  speciale, institucion i themeluar në Kuvend të Kosovës me ligje e Kushtetutë të Kosovës, ua ndalon shqiptarëve me hy në institucione të veta me një kollare me shqiponjë.

Se kjo gjykatë është politike dihet botërisht por heshtja e institucioneve tona ndaj këtyre sjelljeve raciste është e papranueshme.

Bacës Jakup  veç munden me ia mar të ligat se ai me shokët e tij të idealit shqiponjën e kanë në zemër, por ku jemi ne si Kuvend e si Qeveri, si parti politike, si Organizata Joqeveritare, ku jemi ne si komb qe nuk ngrihemi në këmbë kur ca “gjyqtarë” të shitur shkelin mbi krenarinë tonë dhe drejrësinë e përbaltin për portofol përsonal.

Ku jemi ne, kur atyre luftëtarëve u shkelën të drejtat njerëzore, kur manipulohen e kërcënohen dëshmitarët që nuk bëhën vegla të kësaj gjykate, ku jemi ne kur me dokumenta serbe nxirren verdikte në emër të popullit????

Në realitet, çfarë mund të presim nga një qeveri dhe një pjesë e opozitës që deponuan dosje në favor të themelimit të kësaj gjykate.

Çfarë mund të presim nga një klasë politike e çoroditur deri në palcë????

As edhe një gjë!

Shpërndaje në: