Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit.

Musliu ka thënë se e gjithë kjo histori është e trishtë, po para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet parashtrohen disa pyetje.

“Faton Hajrizi ishte produkti i sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe asaj të UNMIK-ut. E gjithë historia e tij është e trishtë. Para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet pyetur: A pati ky djalë ndonjëherë një mundësi reale për t’u risocializuar? A u maltretua nëpër burgje apo pati trajtim korrekt? A duhet të marrë dikush përgjegjësi për këtë rast.” – ka shkruar Musliu.

Ajo tutje ka thënë se Fatoni i braktisur nga shteti i vet dhe krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët.

“Tani ai i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët. Fatoni u vra edhe nga sistemi jonë i drejtësisë. Ngushëllime familjes Hajrizi.” – ka përfunduar Musliu.

Shpërndaje në: