Musk u jep gjithë punonjësve federalë 48 orë kohë për t’i treguar arritjet e javës së kaluar

Musk u jep gjithë punonjësve federalë 48 orë kohë për t’i treguar arritjet e javës së kaluar

Qindra mijëra punonjës federalë të SHBA-së kanë më pak se 48 orë për të shpjeguar se çfarë kanë realizuar gjatë javës së fundit, e mosraportimi tyre do të merret si dorëheqje, raporton agjencia “AP”. 

Miliarderi Elon Musk po e zgjeron sulmin e tij ndaj agjencive qeveritare në tentim për t’i ulur shpenzimet.

Musk, të cilit presidenti Donald Trump ia ka besuar rolin për t’i ulur kostot, u ka bërë thirrje punonjësve federalë që për 48 orë ta dërgojnë listën e arritjeve. Ai këtë thirrje e bëri nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X” të shtunën.

“Në përputhje me udhëzimet e presidentit Donald Trump, të gjithë punonjësit federalë do të marrin së shpejti email ku kërkohet që të shpjegojnë se çfarë kanë bërë javën e kaluar”, ka shkruar Musk. “Dështimi për t’u përgjigjur do të merret si dorëheqje”.

Menjëherë pas kësaj, punonjësit federalë – përfshirë gjyqtarë, staf i gjykatës dhe po ashtu zyrtarë të burgjeve – kanë marrë një email me tre rreshta me këto udhëzime: “Ju lutemi, përgjigjuni këtij emaili me përafësisht 5 pika të asaj që keni realizuar javën e kaluar dhe emaili t’i dërgohet edhe menaxherit tuaj”.

Afati i fundit për t’u përgjigjur është shkruar të hënën në ora 23:59, ndonëse në email nuk është përfshirë kërcënimi i Muskut që bëri në rrjete sociale për ata që nuk kthejnë përgjigje.

Shpërndaje në: