Musk premton ndërtimin e një tuneli, udhëtimi do të bëhet me shpejtësi të dritës
Sipërmarrësi miliarder Elon Musk premtoi se udhëtimi përmes një tuneli me shpejtësi të dritës do të jetë i realizueshëm.
Manjati i teknologjisë së lartë Silicon Valley i cili është edhe themelues i Tesla Inc. elektric që prodhon makina elektrike, tha se ai do t’i ofrojë mundësinë njerëzve të udhëtojnë nëpërmjet një tuneli.
“Ashtu si në një udhëtim të çuditshëm në rrugët e Disney të L.A”, u shpreh Musk para një turme njerëzish.
Mbetet e pasigurt nëse i është ofruar leja për të eksperimentuar në një projekt të tillë, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.
Gjithashtu ai u shpreh se kjo ide mund të realizohej vetëm me mbështetjen e publikut.
Nëse do të bëhet e mundur një ide e tillë, atëherë kjo mund të realizohet në bashkëpunim me pordhuesin e aeroplanëve Boring Company, por implementimi i një tuneli 2.7 milje i gjatë nga Los Angeles drejt perëndimit ka hasur në pengesa nga disa lagje që ende nuk e kanë miratuar një lëvizje të ngjashme.
Musk tha se më vonë do të bëjë publike një raport ku do të përmbledhen të gjitha detajet në lidhje me ambientin që e rrethon ndërtimin e këtij tuneli./Periskopi/