Musk nuk iu bind ligjeve të vendit, platforma “X” ndalohet në Brazil

Musk nuk iu bind ligjeve të vendit, platforma “X” ndalohet në Brazil

Një nga rrjetet sociale më të populluara në botë, “X”, është offline në Brazil. Ky i fundit është vendi i pestë për popullatën më të madhe digjitale dhe vendimi u mor pasi Elon Musk refuzoi që t’u bindej ligjeve të vendit

Miliona përdorues të platformës X e gjetën veten pa akses në këtë platformë mëngjesin e së shtunës, pasi ofruesit e internetit dhe kompanitë e telefonisë celulare u detyruan që ta zbatonin ndalimin ndaj “X-it”.

Një numër i madh brazilianësh kërkuan strehim në rrjetin rival, Bluesky, i cili raportoi se kishte fituar 500,000 përdorues në dy ditët e fundit, raporton A2.

“Mirë se erdhët në Bluesky!” Shkroi në një postim kompania për përdoruesit e saj të rinj në portugalisht.

Anëtarët e rinj të Bluesky përfshinin Felipe Neto, një nga influencuesit kryesorë të mediave sociale në Brazil me më shumë se 17 milionë ndjekës në X.

“Mos harroni, kur shkoni në një vend tjetër, jeni të detyruar të ndiqni legjislacionin e tij, edhe nëse nuk jeni dakord me të”, shkroi Neto.

Ndalimi i X, i cili ka më shumë se 22 milionë përdorues në Brazil, është piku i një beteje të ngarkuar politikisht prej muajsh tashmë mes Gjykatës më të Lartë të vendit dhe miliarderit të djathtë të teknologjisë.

Shpërndaje në: