Mushtisht: Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi rreth 100 mijë euro përmes mashtrimit
Një person është arrestuar në Mushtisht të komunës së Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se ka përfituar jashtëligjshëm rreth 100 mijë euro, shkruan Periskopi.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se i njëjti ka mashtruar dy meshkuj.
“Mushtisht /2023-2024. Me datë 01.10.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti gjatë periudhës së cekur kohore duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.