Mushkolaj: Veç në Kosovë gjejnë terren tipat si Adi Krasta, servilizëm i pështirë
Gaztari Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj intervistës boshe të Adi Krastës si zëvendësdrejtor në RTK.
Mushkolaj ka thënë se aj çfarë tha “profesori i gazetarisë” Adi Krasta, është joprofesionalizëm i pashoq, çfarë nuk mësohet në asnjë shkollë gazetarie. Servilizëm i pështirë. Gërdi.
Postimi i plotë:
Veç në Kosovë gjejnë terren tipat si Adi Krasta.
Në nëntor 2022 Krastës ia japin shtetësinë kosovare.
Në janar 2023 Bordi i RTK-së e emëron zv.drejtor të përgjithshëm. Asgjë e rastësishme.
Në të njëjtën kohë, ai vazhdonte punën në një televizion privat në Shqipëri. Në RTK iu përshat rregullativa ligjore që të mundet të veprojë kështu.
Publikut në Kosovë iu tha se ai do të merrej vetëm me organizimin e festivalit në RTK, thua se s’ka njerëz ndër ne që dinë dhe kanë ditur ta bëjnë shumë mirë një gjë të tillë. Inferioritet i tmerrshëm karshi “profesorit” që tingëllon “bukur” kur flet.
Njeriu që për vite të tëra shitet në Kosovë si “profesor i gazetarisë” dhe jo vetëm, tash kur duhet të vendosë rreth skandalit në RTK nuk merr masa. Përpiqet të arsyetohet me fjalë kot dhe sofizma.
Duhet të jesh naiv të besosh se Krasta do të marrë masa ndaj përgjegjësve për shpërndarjen e lajmit të rrezikshëm në RTK. Ai nuk është aty ku është për ta bërë një gjë të tillë.
Në fakt, duhet të jesh naiv ta besosh Krastën në përgjithësi për “shembull të të bërit gazetari”.
Duke mos marrë vendim për skandalin në RTK ai, i cili paguhet nga paratë e qytetarëve, i fyen ata.
Joprofesionalizëm i pashoq, çfarë nuk mësohet në asnjë shkollë gazetarie. Servilizëm i pështirë. Gërdi.