Mushkolaj pas vendimit të KPM-së për RTK-në: Propaganda e pushtetit nuk kalon
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Mediave se RTK-ja ka shkelur kodin e etikës për raportimin skandaloz ndaj Periskopit dhe Nacionales.
Mushkolaj ka thënë se RTK ka publikuar informacion të rrejshëm dhe të paverifikuar.
“Pas KMShK’së, sot edhe KPM ka gjetur se RTK ka mashtruar publikun me raportimin rreth Nacionales dhe Periskopit, pra, ka publikuar informacion të rrejshëm dhe të paverifikuar. Propaganda e pushtetit nuk kalon!” – ka shkruar ai.