Mushkolaj: Liburn Aliu është dështak!

Mushkolaj: Liburn Aliu është dështak!

Analisti politik Imer Mushkolaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me deklaratat e Liburn Aliut, i cili ka premtuar se do të punojë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Mushkolaj thekson se, për gati katër vjet, Aliu nuk ka arritur të realizojë projekte thelbësore për lidhjen e komunave kosovare si Gjilani, Podujeva, Peja, Gjakova dhe Mitrovica me Prishtinën.

Mushkolaj vëren se përpjekjet për ndërtimin e infrastrukturës së brendshme, si ura e Badovcit, mbeten ende të papërfunduara, duke e quajtur këtë një dështim të dukshëm.

“Liburn Aliu po thotë që do të përpiqet ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë, ndërkohë që për gati katër vjet nuk ka arritur t’i bashkojë me rrugë Gjilanin, Podujevën, Pejën, Gjakovën e Mitrovicën me Prishtinën. Madje as urën e Badovcit nuk e ka kry hala. Dështak”, shkruan Mushkolaj.

 

Shpërndaje në: