Mushkëritë nuk i dëmton vetëm duhani

Kjo mund t’i bëjë gratë e moshës së mesme të cilat e kanë kaluar menopauzën të kenë probleme me frymëmarrjen. Disa shkencëtarë nga Norvegjia, zhvilluan një studim ku përfshihej matja e madhësisë të mushkërive të 1438 grave mes moshave 25-48 vjeç.
Asnjëra nga pjesëmarrëset nuk kishte hyrë në fazën e menopauzës dhe u ndoqën për studimin 20 vite, shkruan tvklan. Ata gjetën se madhësitë e mushkërive të femrave që kishin hyrë në fazën e menopauzës ose e kishin kaluar atë, ishin më të minimizuara seç pritej.
Shkencëtarët u shprehën se efektin e menopauzës në dëmtimin e mushkërisë, mund ta krahasonin me pirjen e 20 cigareve në ditë për 10 vite.