Murrizi shpërthen ndaj Fevziut për aparatin që teston frutat: Neveri, po përçmoni mundin e fermerëve!
Deputeti Myslym Murrizi ka reaguar ashpër pas videos së Blendi Fevziut që tregonte me një aparat sasinë e lartë të nitratit që kishte një pjepër. Deputeti thotë se kjo video e Fevziut është reklamë me pagesë, që përçmon mundin dhe djersën e 200 mijë familjeve që punojnë si fermerë.
“Kjo eshte nje parcele e mrekullueshme mbjellur me shalqi ne fshatin tim SULZOTAJ bashkia Divjake. Po te ishte “ helmues” ky shalqi siç po shoh nje “ rreklam” me pages nga disa importues te ndyre qe nuk kane lene vend pa futur duart e pista dhe hunden e qelbur te tyre nepermjet disa spiun-gazetareve qe perdoren si qen kazanash, do te kishte bere nje gje te mire, te pakten do ishin helmuar qent e kesaj maskarade qe per nje grusht parash te ndyra duan te demtojne mbi 200 mij familje fermere vetem e vetem qe te majmen felliqesirat qe marin tendera ne shendetesi por duan te kene edhe monopolin e tregut te fruta perimeve. Pasi demtuan çmimin e grurit duke e çuar ne 230 lek te vjetra kg ndersa çmimi i bukes 1200-1500 leke,se nje tuf tjeter qensh fut grure nga jashte, tani jane hedhur ne sulm me disa “ vegla” neper duar duke postuar ne rrjete sociale dhe media se prodhimet vendase kane nitrat
Mire do ishte qe per te matur ekzakt sasine e nitratit ne çdo frut apo perime te prodhuar ne Myzeqe dhe kudo ne Shqiperi te mernit ne duar “ veglat” e 200 mij FERMEREVE se mbase do ju dilte ashtu siç ju pelqen sasia e KA…..lçiumit dhe jo e nitratit.
Neveri per kete kategori qelbanikesh qe fitojne miliona euro me mashtrime dhe fallsifikime dokumentash e si papagall e lehes me pagese ndaj kujdo padrino qe ju jep kocka kerrme, dhe tallen e perçmojne mundin djersen dhe sakrificen e mbi 200 mij familjeve qe punojne si fermer dhe ushqehen me djersen e tyre.”, shkruan Murrizi./K.C/dritare.net
View this post on Instagram