Muriqi te Mallorca, Lazio humb 7 milionë euro
Ishte kthyer në një telash të rëndë, aq sa për të bllokuar merkaton hyrëse të Lazios, por tani duket se bardhekaltrit e kanë gjetur sistemimin për kosovarin e ardhur me bujë. Pasi kishte refuzuar shumë propozime, Vedat Muriqi është një hap larg Mallorcas, që në këtë pikë mund të jetë një pikë kthese në karrierën e tij.
Operacioni i transferimit për Muriqin bazohet në një huazim me koston e 300 mijë eurove në 6 muaj, të pësuar nga e drejta e blerjes e fiksuar në 13 milionë euro. Spanjollët gjithashtu do të paguajnë të gjithë pagën e lojtarit nga tani deri në qershor, sipas asaj që bën të ditur Tuttomercatoweb.
Në fakt, kosovari ka refuzuar ofertën e ardhur nga Hull City, me bindjen se nuk dëshironte të luante në Championship dhe me një ekip si Hull, që praktikisht të paktën për këtë sezon nuk ka shanse të luajë për gjëra të rëndësishme. Muriqi refuzoi edhe Saint Etienne, ndërsa CSKA e Moskës nuk iu duk një destinacion atraktiv. Preferencën e vetme sulmuesi e kishte për tu kthyer në Turqi, me Fenerbahce, por askush aty nuk disponon financat për të kthyer Muriqin në kampionatin që e bëri të famshëm.