Muriqi shpallet njeriu i ndeshjes ndaj Real Madridit
Mallorca e ka shkaktuar një befasi të madhe në elitën e futbollit spanjoll.
Ishullorët kanë triumfuar 1:0 në shtëpi ndaj Real Madridit në kuadër të javës së 20-të në La Liga.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 13-të, kur Nacho realizoi në portën e vet.
Fillimisht, ai u regjistrua si gol i sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit, por u ndryshua disa minuta më vonë.
Pas përfundimit të takimit, La Liga ka zgjedhur Vedat Muriqin si njëriun e ndeshjes ndaj Real MAdridit, me paraqitjen e tij fantastike duke krijuar shumë raste për shënim madje dhe u përfshi në golin e fitores.