Muriqi: Po mundohem të jap maksimumin gjithnjë për Kombëtaren time
Kombëtarja e Kosovës e mbylli me fitore edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse shënuan fitore bindëse ndaj Qipros, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 2 të Ligës C.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 5:1.
Autori i dy golave, Vedat Muriqi, pas ndeshjes tha se gjithnjë mundohet ta jep maksimumin për Kosovën.
“Po mundohem të jap maksimumin gjithnjë për Kombëtaren time. Kisha fatin, shënova. Jam i lumtur për golat dhe për fitoren si ekip”, tha sulmuesi që aktivizohet te Mallorca.
“Duhet të bëhemi gati për ciklin tjetër kualifikues dhe të japim maksimumin tonë për të bërë edhe më mirë”, shtoi Muriqi.