Muriqi nga minuta e parë kundër Romës

Muriqi nga minuta e parë kundër Romës

Roma do të ketë përballë Lazion në kuadër të xhiros së 37-të të Serie A.

Për skuadrat e kryeqytetit, ëndrra për një vend në Ligën e Kampionëve ka përfunduar, por jo edhe rivaliteti në mes tyre.

Sidoqoftë, Roma do të jetë më e penalizuar nga mungesat në “Derby della Capitale”.

Calafiori, Diawara, Lopez, Perez, Smalling, Spinazzola, Veretout dhe Zaniolo mungojnë për “Giallorossët”.

Ndërsa për Lazion, e gjithë skuadra është e gatshme përpos Matteo Musacchio.

Formacionet zyrtare të klubeve.

AS Roma: Fuzato; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Bruno Peres; Cristante, Darboe, Pellegrini; Mkhitaryan, Dzeko, El Shaarawy.

Lazio: Reina; Marusic, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Muriqi, Immobile.

Shpërndaje në: