Muriqi: Krenar që e përfaqësoj Kosovën në një shtet që nuk ia njeh pavarësinë (VIDEO)

Muriqi: Krenar që e përfaqësoj Kosovën në një shtet që nuk ia njeh pavarësinë (VIDEO)

Sulmuesi i kombëtarës së Kosovës Vedat Muriqi, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Artmotion.

Muriqi tha se është krenari që po e përfaqëson vendin e tij në një shtet si Spanja, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Gati çdo lojë janë një ose dy flamuj të Kosovës. Ka edhe shumë kosovarë që jetojnë në shtetet e tjera, që vijnë ta shohin special lojën. Për mua normal se është krenari dhe privilegj që ta reprezentoj Kosovën në Spanjë sidomos, ashtu siç e dini nuk na njeh si shtet.”, tha Muriqi.

Të shtunën, Mallorca do ta zhvillojë një ndeshje ndaj një kundërshtati goxha të fortë, siç është Real Madridi.

E për këtë, sulmuesi kosovar tha se është i gatshëm.

Ai i pati shënuar gol “mbretërve” në “Santiago Bernabeu”.

Intervista u zhvillua nga drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihu./ Klankosova.tv

 

 

Shpërndaje në: