Muriqi i penduar: U desh të gjuaja më mirë, më vjen keq
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka shprehur keqardhje për mundësinë e artë të humbur kundër Spanjës në ‘Fadil Vokrri’.
Kosova u mposht 0:2 ndaj Spanjës në një ndeshje që “Dardanët” e dominuan me raste.
“Është dashtë gjuajtje më e mirë. Më vjen keq, por luajtëm ndaj një superfuqie si Spanja. Patem 3 a 4 raste të 100%. Kishim mundur me bë të pamundurën, por nuk arritëm. Shpresojmë që në ndeshjet e fundit të nxjerrim sa më shumë pikë” – tha Muriqi.