Muriqi flet rreth së ardhmes së tij

Vedat Muriqi ishte një ndër emrat më të përfolur të merkatos te Lazio pasi largimi i tij shikohej si pakthim nga drejtuesit bardhekaltër.
Por, ulja në stol e Maurizio Sarrit dhe golat e shënuar në miqësoret e fundit të Lazios, kanë forcuar më shumë pozitat e sulmuesit të Kosovës dhe si duket drejtuesit kanë menduar t’i japin dhe një shans tjetër.
Në një intervistë për ‘’Corriere Dello Sport’’, Muriqi hodhi poshtë zërat e merkatos dhe u shpreh se do të qëndrojë te Lazio.
‘’Nuk ka asnjë kontakt me drejtuesit e Fenerbaçes dhe me shumë mundësi do të qëndrojë tek Lazio’’, tha Muriqi.
Sulmuesi shtatlart pritet të shpalosë të gjithë potencialin e tij këtë sezon dhe të justifikojë shumën e 20 milionë eurove që u shpenzua për afrimin e tij tek bardhekaltrit.