Muriqi e Zhegrova në aksion sot me skuadrat e tyre në Evropë

Muriqi e Zhegrova në aksion sot me skuadrat e tyre në Evropë

Dy sulmuesit e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi e Edon Zhegrova do të jenë sonte në aksion me skuadrat e tyre në ligat përkatëse ku luajnë, raporton Gazeta Sinjali.

Mallorca e Muriqit hap xhiron e 17-të të La Ligas sonte ku i shkon skuadrës së Celta Vigos me fillim nga ora 21:00.

Skuadra e Muriqit pozicionohet në vendin e 6-të aktualisht me 24 pikë dhe vjen pas një humbje të thellë në shtëpi 5-1 ndaj Barcelonës. Goli i vetëm për për ta u shënua pikërisht nga Vedat Muriqi.

Ndërkohë nga Franca, edhe ylli tjetër Edon Zhegrova do të jetë në aksion me Lillen.

Lille dhe Brest hapin duelin e xhiros së 14-të në Ligue 1 sonte, me fillim nga ora 19:00.

Zhegrova ka munguar në dy ndeshjet e fundit me Lille shkaku i një lëndimi, megjithatë për duelin e sotëm ai është ftuar në skuadër.

Në ndeshjen e tij të fundit të luajtur në Ligue 1, ai kontribuoi me një gol vendimtar në fitoren 1-0 të skuadrës ndaj Rennes.

Në total, Zhegrova ka katër gola dhe një asistim në 10 ndeshje të luajtura në Ligue 1 deri tani këtë sezon.

Shpërndaje në: