Muriqi bllokon merkaton, Lazio në hall të madh: Kërkon ta largojë por nuk ka asnjë ofertë
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po kthehet në një problem të madh për Lazion.
Muriqi u transferua te Lazio nga skuadra e Fenerbahce dhe lëvizja e tij bëri bujë të madhe. Megjithatë, gjiganti kosovar nuk arrit të kapet në sistemin e futbollit italian.
Ardhja e Maurizio Sarri në krye të stoli të Lazio përjashtoi edhe më shumë kosovarin, që tashmë është vënë në shitje.
Vedat Muriqi është në listën e lojtarëve që duhet larguar nga Lazio, por skuadra nuk po merr asnjë ofertë për të.
Kjo ka bërë që Muriqi të kthehet në një problem, pasi skuadra nuk po mund të nis operacione në merkato, pa larguar kartonin e tij.
Një sulmues që pëlqehet shumë nga Lazio është ai i Mainz 05, Jonathan Burkardt.
Sapo Lazio të lirohen nga Muriqi, thuhet se do të tentojnë transferimin e lojtarit nga Bundesliga.