Muriqan – Policia shqiptare arreston 35 vjeçarin nga Kosova

Muriqan – Policia shqiptare arreston 35 vjeçarin nga Kosova

Policia në Shqipëri ka njoftuar se kanë arrestuar një 35 vjeçar nga Kosova për shkak se atij i janë gjetur në veturën e tij canabis sativa.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç”, thuhet ndër të tjera në njoftimi ne policisë.

NJoftimi i plotë:

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin e goditjen e krimeve ndërkufitare, vihet në pranga një 35-vjeçar nga Kosova.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç.
Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në: