Muric startues kundër Kayserispor
Arijanet Muric ka bindur trajnerin e Adana Demirspor për pozitën e titullarit.
Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, është transferuar gjatë kësaj vere në formë huazimi te Adana Demirspor dhe duket se ka bërë një start të mirë.
Stërvitjet dhe ndeshja e parë, ajo kundër Fenerbahce, duket se kanë bindur trajnerin që t’i besojë Aros pozitën e titullarit, përcjell Periskopi.
Aro do të jetë startues edhe sonte, në ndeshjen që Adana e luan ndaj Kayserispor, me fillim nga ora 19:30.
Muric pësonte një gol ndaj Fenerbahce, por nuk ishte se mund të bënte diçka në një pozitë ku mbrojtja e skuadrës së tij binte tërësisht nga loja. Më poshtë mund ta shihni formacionin startues të Adana për ndeshjen e sontme. /Periskopi/
Vurduğun gol olsun ! ! !#AdanaDemirspor ?? pic.twitter.com/VMCY6civqf
— Adana Demirspor Taraftar Sayfası ?? (@Adstaraftar1) August 20, 2021