“Muri i verdhë do bëhet kuqezi”, Edi Rama paralajmëron prezencën e 50 mijë tifozëve shqiptarë në “Iduna Park”

“Muri i verdhë do bëhet kuqezi”, Edi Rama paralajmëron prezencën e 50 mijë tifozëve shqiptarë në “Iduna Park”

Dje gjatë ditës është folur shumë se në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë do ketë numër të madh tifozësh të pranishëm në tribunat e “Iduna Park”.

 

 

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes rrjeteve sociale ka bërë një shkrim në lidhje me këtë ndeshje, duke paralajmëruar se në tribuna do të jenë rreth 50 mijë shqiptarë.

“50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë”, shkruhet në postimin e Ramës.

“Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, vazhdon tutje kryeministri Rama.

 

 

 

Kujtojmë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.

 

Shpërndaje në: