Murati e Çeku hezitojnë të komentojnë rezultatet e Exit Poll, vazhdojnë shpejtë ecjen për në selinë e partisë

Gazetarët po qëndrojnë pranë selisë së Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë ndonjë reagim nga zyrtarët e partisë së Kurtit, të cilët akoma nuk kanë folur për media pas mbylljes së votimeve dhe daljes së exit poll-eve në publik.
Ministri i i Financave, Hekuran Murati, nuk deshi të komentojë rezultatet por meqenëse nuk kishte nga t’u ikte gazetarëve tha, “besoj që këtë e dëshmon numrimi i votave ne kuti”…., kur u pyet për exit poll-et.
Ndërsa, ministri i kulturës Hajrulla Çeku, u tha gazetarëve të “kenë durim” për rezultatet, duke mos dashur as ai të flasë për këtë temë.
Exit poll-et e nxorën VV-në të parën, ku shihet se ka pësuar rënie nëse e krahasojmë me zgjedhjet e vitit 2021.