Murati: BQK-ja ia transferoi Qeverisë mbi 10 mln euro nga fitimi vjetor

Murati: BQK-ja ia transferoi Qeverisë mbi 10 mln euro nga fitimi vjetor

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) javën e kaluar ka transferuar në llogari të Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro.

Sipas një njoftimi në Facebook, bëhet fjalë për ndarjen e fitimit vjetor siç parashihet me ligjin e BQK-së.

“Edhe një lajm i mirë! Javën që shkoi, BQK ka transferuar në llogari të Qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, ashtu siç parashihet në ligjin për Bankën Qendrore të Republikës. Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së”, ka shkruar Murati.

Të enjten, Qeveria ka njoftuar për ridizajnim të skemës së shtesave për fëmijë. Sipas njoftimit, për ata që kanë një ose dy fëmijë, Qeveria e Kosovës do të paguajë nga 20 euro shtesa për secilin në muaj, nga 10 euro sa ishte në të kaluarën.

Ndërkaq, për ata që kanë mbi tre fëmijë, shtesat do të jenë 30 euro për secilin.

Shpërndaje në: